Milani mposhtet nga Spezia, rrezikon vendin në Ligën e Kampionëve

20:22 | 13 Maj 2023

Spezia ka shënuar fitore të madhe ndaj Milanit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 35-të të Serie A.

Pjesa e parë foli më shumë për Milanin, që rrezikoi me Sandro Tonalin dhe Theo Hernandezin, por që nuk e qëlluan cakun.

Në fundin e ndeshjes Spezia u bë më serioze dhe arriti që të krijojë raste para portës së Milanit.

Zhvillohej minuta e 75-të, kur Przemyslaw Wisniewski ishte në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të shënuar për 1-0.

Dilema e fituesit u zgjodh në minutën e 85-të, kur Salvatore Esposito shënoi super gol nga goditja e dënimit për 2-0.

Milani pas kësaj humbje mbetet në vendin e pestë me 61 pikë, ndërsa Spezia me 30 pikë është e 18-ta.

Komento: