Milani mposhtet nga Torino

23:06 | 30 Tetor 2022

Milani mposhtet nga Torino.

Torino ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi ndaj kampionit në fuqi, Milanit.

Torinezët triumfuan 2:1 ndaj “Rossonerëve”, në kuadër të javës së 12-të në Serie A, shkruan Express.

Djidji kaloi vendasit në epërsi në minutën e 35-të të ndeshjes, kurse dy minuta më vonë rezultati u dyfishua nga Miranchuk.

Krejt çfarë bënë mysafirët ishte goli i ngushtimit të rezultatit në minutën e 67-të nëpërmjet Messias.

Me këtë fitore, Torino tani shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e nëntë, kurse Milan mbetet i treti me 26 pikë, gjashtë më pak se lideri Napoli.

Komento: