Gara për Dominik Szoboszlai ka nisur të nxehtë. Pas Milanit, interesim për lojtarin tani kanë shprehur edhe Napoli, Arsenal dhe PSG.
Calciomercato raporton se Szoboszlai është një nxënës i Ralf Rangnick dhe gjermani do të dëshironte ta merrte atë në Milano ku do të fillojë një aventurë të re këtë verë.
Kontaktet janë duke vazhduar dhe të dy palët nuk janë shumë larg për sa i përket pajtimit të kushteve personale, përcjell ORAinfo.
Lojtari hungarez ka një klauzolë lëshimi prej 24 milionë euro (e pagueshme në tre këste) që e bën atë shumë tërheqës në tregun ndërkombëtar.
Kjo ka bërë që në garë të futet edhe Napoli, Paris Saint-Germain dhe Arsenal.
Cristiano Giuntoli dhe Rino Gattuso e kanë vendosur emrin e Dominik në krye të listës për të forcuar mesfushën dhe janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e përfundimit.
Për këtë zhvillime është i informuar edhe Milan dhe tani duhet të përshpejtojë operacionet e tyre nëse nuk duan të humbasin një lojtar që Rangnick dëshiron ta ketë në ‘San Siro’. /ORAinfo/