Milani nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga përballja me Empolin.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “San Siro” përfundoi baras dhe pa gola.
“Rossonerët” ia dolën të shënonin në minutën e 89-të përmes Olivier Giroudit, por që u anulua pas rishikimit me VAR pasi që francezi kishte luajtur me dorë.
Kjo ndeshje i takoi javës së 29-të në elitën e futbollit italian.
Milani mbetet i treti në tabelë me 52 pikë, një më shumë se Interi, që barazoi sot me Salernitanan, dhe dy më shumë se Roma. Romakët ndeshjen e kësaj jave e luajnë nesër, kundër Torinos, dhe me fitore eventuale, do të merrnin pozitën e tretë.
Empoli ka 32 pikë dhe ndodhet në pozitën e 14-të.