Një tjetër objektiv i ri është shfaqur në misionin e AC Milan për të përforcuar departamentin e sulmit me talentë të rinj.
Sipas një raporti nga Gianluca Di Marzio, Milani është i interesuar të nënshkruajë me Luka Romero, një sulmues argjentinas 18-vjeçar, kontrata e të cilit me Lazion është afër skadimit, i cili gjithashtu pëlqehet nga disa klube spanjolle, përcjell ORAinfo.
Romero ka lindur në Meksikë dhe me pasaporta të dyfishta argjentinase dhe spanjolle, dhe ai mbërriti në Lazio si një transferim i lirë nga Real Mallorca.
Sezonin e kaluar ai shënoi gol në 12 paraqitje nën drejtimin e Maurizio Sarri, por nuk pasi shumë hapësirë për të luajtur.
Adoleshenti mund të luajë ose si anësor i djathtë ose si playmaker dhe ai përfaqësoi vendin e tij në Kupën e Botës U20 me Argjentinën e drejtuar nga Javier Mascherano, kur shënoi 2 gola në 4 paraqitje.
Lojtari tashmë është thirrur nga Scaloni për kombëtaren e sendorëve, përcjell ORAinfo.
Ai erdhi përmes ekipit të të rinjve të Mallorca-s dhe bëri debutimin e tij me ekipin e parë në LaLiga në moshën 15 vjeç e 219 ditë, duke u bërë lojtari më i ri që luan në një ligë evropiane ‘top pesë’.
Mbetet të shihet nëse Milan do të arrijë që këtë verë të sjell këtë talent në ‘San Siro’. /ORAinfo/