Milani në festë, Maldini po i sjellë dy transferime në “San Siro”

20:41 | 15 Gusht 2021

Milani, thuhet se është në prag të mbylljes së marrëveshjeve me mbrojtësin e Romës, Alessandro Florenzi dhe mesfushorin e Girondins de Bordeaux, Yacine Adli.

Raportet në Itali sugjerojnë që Milani ka rënë dakord të paguajë 10 milionë euro për Adli, përfshirë bonuset për mesfushorin sulmues dhe Tuttosport raporton se drejtori teknik Paolo Maldini po punon shumë për të mbyllur një marrëveshje me lojtarin, përcjell ORAinfo.

Ndërkohë, kuqezinjtë vazhdojnë të negociojnë me Romën për Alessandro Florenzi, i cili dëshiron një lëvizje në San Siro.

Ditët e ardhshme do të jenë të rëndësishme për Maldini, i cili punon për të gjetur ekuilibrin dhe formulën e duhur ekonomike për të sjellë dy lojtarët në Milanello sa më shpejt të jetë e mundur./ORAinfo/

Komento: