Milani në festë, ylli i madh po rikthehet në ‘San Siro’

17:57 | 15 Prill 2019

Afati i verës po afron dhe ekipet e mëdha kanë nisur lëvizjet për përforcimin me lojtarë të rinj.

Milan po tenton ta transferojë Gerard Deulofeun nga Watfordi.

Skuadra italiane e kishte në huazim për gjashtë muaj nga Evertoni dy sezone më parë, gjersa kishte treguar një formë të lartë, përcjell lajmi.

Milan është duke tentuar që ta rikthejë sulmuesin spanjoll në skuadër, gjersa Ëatford i do 40 milionë euro nga shitja e tij.

Rosonerët janë në dijeni se Deulofeu e do rikthimin në San Siro, gjersa kërkon një kontratë katër vjeçare.

Komento: