Duket se gjatë verës, Milani do të bëhet edhe me një lojtar të ri.
‘Rossonerët’ që në vitet e fundit kanë kaluar nëpër shumë probleme në fazën e mbrojtjes, kanë identifikuar një mbrojtës të talentuar në Ligue 1.
Bëhet fjalë për Boubacar Kamara, mbrojtësin e Marseille, shkruan ‘Calciomercato’.
19 vjeçari po krahasohet me Thiago Silvan, për nga mënyra se si e lexon lojën.
Chelsea, Arsenal dhe Borussia Dortmund, janë po ashtu të interesuara për francezin e ri të Marseille.