Milani në krizë, ky është fajtori

15:50 | 26 December 2018

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka marrë përsipër përgjegjësisë pas barazimit 0-0 me Frosinonen.

Kuqezinjtë tani kanë kaluar pesë ndeshje pa fituar në të gjitha garat dhe nuk kanë shënuar në katër ndeshjet e Serie A për herë të parë që nga viti 1984.

“Në gjysmën e parë kemi pasur një paraqitje të keqe,” tha Gattuso në një intervistë pas ndeshjes së ligës elitare italiane.

“Kundër Fiorentinës kemi krijuar dhe luajtëm shumë më mirë. Kundër Frosinones nuk luajtëm as 50 për qindëshin e lojës së kaluar”.

“Për të arritur objektivin tonë të kualifikimit të Ligës së Kampioneve, ne nuk mund të luajmë sikur në pjesën e parë. Ne nuk jemi në një periudhë të mirë dhe rezultatet nuk po vijnë: Nuk mund të pranoj një shfaqje si kjo e pjesës së parë”.

“Shqetësimi im është ekipi, nuk po mendoj për pozicionin tim. Unë jam kapiten i kësaj anije, prandaj është e drejtë që të marr të gjitha përgjegjësitë. Është e rëndësishme për mua që të kuptoj se si t’i bëj lojtarët e mi të luajnë më së miri”.

Pas kësaj, Milan zë pozitën e pestë të renditjes tabelore italiane me 28 pikë gjersa Frosinone gjendet në vendin e 19 me dhjetë pikë

Komento: