Milani në luftë me Man Cityn për mbrojtësin 40 milionësh

10:30 | 16 June 2020

AC Milan po lufton me Manchester Cityn për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Marseille, Boubacar Kamara.

L’Equipe kohët e fundit raportoi se Kamara ende nuk ka vendosur për të ardhën e tij.

Mirëpo raportohet e lojtari ka shprehur dëshirëjn që të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm, përcjell ORAinfo.

E interesim për lojtarin kanë shprehur Milan dhe Manchester City të cilët po vazhdojnë të monitorojnë situatën për mbrojtësin e ri.

Sidoqoftë, gjigantët e Ligue 1 kanë vendosur një çmim prej 40 milionë eurosh që mund ta vështirësonte ndjekjen, por largimi i Mateo Musacchio nga San Siro, mund të ndihmojë në gjetjen e parave të Milanit për blerjen e lojtarit. /ORAinfo/

Komento: