Florian Thauvin ka ngjalla interesimin e dy gjigantëve evropian të futbollit. Milan dhe Sevilla janë duke garuar se kush do të arrijë në janar t’i siguroj shërbimet e yllit të Marseille.
Lojtari ka shprehur dëshirën për tu larguar nga ekipi francez, dhe tani mbetet nëse Milan apo Sevilla do të ofrojë me shumë para për të, raporton Estadio Deportivo, përcjell ORAinfo.
Milan ka kohë që ka shprehur interesimin për transferimin e lojtari, ndërsa tani në garë është futur edhe gjiganti spanjoll, Sevilla.
Me një vlerë tregu prej 32 milionë euro, dhe me 80 gola dhe shtuar 54 asistime në 242 paraqitje për Marseille në të gjitha garat, Thauvin përfaqëson një mundësi serioze për çdo klub të lartë evropian.
Sipas këtij mediumi, Milani po udhëheq garën për të nënshkruar me francezin, por mund të jetë edhe kushti që Milan të jetë pjesë e Champions League për të bindur Thauvin, diçka që Sevilla mund të garantojë. /ORAinfo/