Milani ngriti ofertë për Calhanoglu, këto janë zhvillimet e fundit

11:31 | 03 Mars 2021

AC Milan ka ngritur ofertën e tyre për mesfushorin, Hakan Calhanoglu dhe tani janë më afër nënshkrimit të rinovimit të kontratës së tij.

Sky Italia njoftoi mbrëmë Calhanoglu ishte të martën në Casa Milan.

Ata shtuan se ka pasur bisedime të frytshme në orët dhe ditët e fundit me treshen drejtuese të përbërë nga Paolo Maldini, Ricky Massara dhe vetë Ivan Gazidis, përcjell ORAinfo.

Sipas Calciomercato, në takim nuk u fol për shifra, por lojtari përsëriti dëshirën e tij për të qëndruar në Milano dhe për të gjetur një zgjidhje për të zgjatur kontratën e tij, e cila skadon në fund të sezonit.

Ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare për shumat, por dëshira e Calhanoglu për të qëndruar dhe hapja e Milanit për të rritur ofertën e tyre, duket se çështja po shkon drejt zgjidhjes.

Ata kanë ofruar një shumë fikse prej 3.8-3.9 milionë euro neto në sezon plus bonuse të arritshme lehtësisht.

Tani, palët po punojnë për të gjetur mënyrën e duhur për të kapërcyer distancat. /ORAinfo/

Komento: