Milani nuk heq dorë nga ylli i skuadrës së Barcelonës

19:01 | 25 Janar 2021

Milani nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ylli i skuadrës së Barcelonës.

AC Milan do bëjë provën e fundit që të transferojë mbrojtësin e krahut të majtë të Barcelonës, Junior Firpo.

Sipas Sportmediaset, “Rossonerët” duan të kenë në skuadër një alternativë të Theo Hernandezit dhe do provojnë edhe një herë për të siguruar shërbimet e Firpos.

Marrëveshja mes Milanit dhe Barcelonës është arritur, pra huazim me mundësi blerje për 20 milionë euro.

Por, 24-vjeçari ende s’është bindur, andaj klubi italian në dy ditët e ardhshme do diskutojë prapë me lojtarin.

Në rast që prapë Firpo nuk pranon, atëherë Milani do mundohet të transferojë ndonjë mbrojtës tjetër të krahut.

Komento: