Duket se Milani nuk e ka ndërmend të ndalet, do të vazhdoi me transferime të tjera.
Milani po e mbyll sezonin në mënyrën më të mirë dhe për drejtuesit tashmë ka nisur projektimi i skuadrës për sezonin tjetër.
Mbrojtja është reparti që do të përforcohet me çdo kusht dhe objektivi kryesor është Nikola Milenkovic i Fiorentinës për të cilin nuk do të jetë e lehtë pasi vlerësohet 30 milionë euro dhe ndërkohë ka oferta nga jashtë Italisë.
Mbrojtësi 22-vjeçar ka kontratë deri në vitin 2022 dhe dëshira e tij është të luajë në një ekip të madh duke i dhënë “ok” drejtuesve të Milanit dhe pritet vetëm akordi mes klubeve.