Milani parakalon Barcelonën në garën për transferimin e Jorginhos

17:56 | 02 November 2022

Klubi italian, Milani thuhet se është përpara Barcelonës në garën për mesfushorin e Chelseat, Jorginho, i cili mbetet lojtar i lirë në verë.

Mesfushori italian është jashtë kontratës në fund të sezonit dhe i lirë të angazhohet për kushte para-kontrate me çdo klub të huaj nga 1 janari.

Situata e tij ka bërë që shumë skuadra të interesohen për transferimin e lojtarit, por dy janë më të afërta.

Sipas gazetës katalunase Sport, Milani dhe Barcelona janë në kontakt me agjentin e Jorginhos, Joao Santos.

Megjithatë, thuhet se kuqezinjtë kryesojnë garën për nënshkrimin e mesfushorit, falë nevojës së Barçës për të reduktuar faturën e pagave.

Një përparësi tjetër e klubit italian është gjithashtu edhe sistemi i taksave brenda futbollit.

Por, Barça ende ka shpresë për të bindur Jorginhon që t’i zgjedhë ata para një rikthim në Itali verën e ardhshme.

Komento: