Milani po e përgadit befasinë e madhe për Ibrahimovicin

18:38 | 06 May 2020

Ibra ende në Suedi, në Milano i përgatisin rinovimin e kontratës.

Gradualisht të gjithë skuadrat e Serisë A po përgatiten për të rinisur punën. Klubet po përgatisin të grumbullojnë lojtarët dhe mbi të gjitha të gjithë ata që ndodhen jashtë Italisë.

Pjesë e këtyre klubeve është edhe Milan, teksa i vetmi lojtarë i kuqezinjve që gjatë kësaj kohë ka mundur të stërvitet normalisht sikur asgjë të mos kishte ndodhur është Zlatan Ibrahmoviç.

Sulmuesi prej kohësh po qëndron në Suedi, atje ku ndryshe nga shumë vende të botës jeta ka vazhduar normalisht pa asnjë masë kufizuese. Milan është gati të afrojë Zlatan pranë skuadër në fund të javës, ku sigurisht sipas direktivave të autoriteteve shëndetësore, suedezi duhet të qëndrojë 14 ditë në izolim.

Kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të nxitojnë në afrimin e Zlatan, pasi është një ndër më të rëndësishmit në radhët e skuadrës. Ndërkohë që bomberi suedez vazhdon stërvitjen i qetë në Suedi, nga ana tjetër ende nuk është e sigurt e ardhmja e tij te Milani edhe për sezonin e ardhshëm, ndaj kuqezinjtë po mendojnë t’i ofrojnë një rritje page për të rinovuar kontratën me të.

Komento: