Milani po e shet yllin e madh – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milani po e shet yllin e madh

17:11 | 21 Prill 2019

Suso mund të largohet nga Milani.

Hesus Suso kërkon kushte më të mira në kontratën me Milanin dhe mbi të gjitha kërkon të fshijë një klauzolë, sipas së cilës ai është gjithmonë në shitje për ofertat që vijnë nga jashtë Italisë.

Situata ka mbetur e pazhbllokuar dhe Suso është në listën e atyre që do të largohen në verë, gjithmonë nëse vjen një ofertë.

Deri tani nuk ka asnjë ofertë konkrete, duke qenë se klauzola e prishjes së parakohshme të kontratës është 38 milionë euro.

Një shifër e lartë kjo për një lojtar si Suso. Arsenali po e ndjek lojtarin, por ende nuk ka diçka konkrete. Sarri e donte te Napoli, kurse te Çellsi gjeti lojtarë të tjerë me kualitet si Hazard dhe Uillian.

Komento: