Milani po ia merr yllin e madh Juventusit

22:31 | 21 Prill 2019

Alex Sandro mund të përfundojë në Milani.

Braziliani, i kushtëzuar edhe nga dëmtimet e shumta, nuk ka shkëlqyer në këtë sezon. Kjo është arsyeja pse bardhezinjtë kanë vendosur ta sheshin verën e ardhshme.

Sipas shtypit italian, e ardhmja e ish-yllit të Bayern-it do të jetë larg Torino-s, por jo larg Serisë A. Për lojtarin interesohen Manchester United dhe Tottenham, por në garë mësohet të jetë futur edhe Milan-i.

Pengesa kryesore për kuqezinjtë janë 60 milionë eurot që Juventus-i kërkon për futbollistin.

Komento: