
AC Milan është i interesuar të nënshkruaj me sulmuesin e FC Nantes, Randal Kolo Muani.
Mirëpo për të arritur këtë, Milan duhet ta mposhtë konkurrencën me Bayern Munich dhe Tottenham.
Kontrata e Muani përfgundon në fund të këtij sezoni dhe kjo ka bërë që Milan të hidhet në gjah për transferimin e sulmuesit të talentuar, përcjell ORAinfo.

Sipas Transfermarkt, Muani ka një vlerë tregu prej rreth 10 milionë euro, që do të thotë se marrja e tij në një transferim të lirë sigurisht që mund të jetë një punë e vogël.
Mbetet të shihet nëse Milan e ka seriozisht në transferimin e këtij lojtar në ‘San Siro’ qysh në janar. /ORAinfo/