Milani publikon listën e lojtarëve, formacioni mundshëm ndaj Verona-s

13:59 | 08 Nëntor 2020

Milani kthehet të luajë sot pas humbjes ndaj Lille në “San Siro”. Tjetër ndeshje për kuqezinjtë e Stefano Piolit në shtëpi, në javën e shtatë të Serie A, pasi deri tani kanë arritur 5 fitore (Bologna, Crotone, Spezia, Inter, Udinese) dhe një barazim (ndaj Roma).

Trajneri kuqezi pret reagim nga ekipi i tij pas humbjes së parë pas 24 ndeshjesh radhazi në të gjithë kompeticionet dhe për këtë arsye do të hedhë në fushë formacionin më të mirë.

Sakaq, sot është publikuar dhe lista e skuadrës që do të marrë pjesë në ndeshjen e sotme, ora 20:45, ndaj Verona.

Kthehen Calabria dhe Saelemaekers në listë, siç pritej: të dy humbën ndeshjen kundër Lille për shkak të dëmtimeve të vogla, të kapërcyer në disa orë dhe pa ndonjë komplikacion.

Portierë: G. Donnarumma, A. Donnarumma, Tatarusanu.

Mbrojtësit: Calabria, Conti, Dalot, Theo Hernandez, Duarte, Kjaer, Romagnoli, Gabbia.

Mesfushorët: Kessie, Bennacer, Tonali, Krunic, Castillejo, Calhanoglu, Brahim Diaz, Hauge.

Sulmuesit: Ibrahimovic, Rebic, Leao.

Sa i përket formacionit të mundshëm, Pioli pritet të hedhë në fushë më të mirin, me skemën tashmë të kolauduar 4-2-3-1.

FORMACIONI I MUNDSHËM I MILANIT

Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Bennacer, Kessie, Saelemaekers, Calhanoglu, Leao dhe Ibrahimovic.

Komento: