Milani rivalizon Juventusin për lojtarin e kundërshtarit të tyre nga Serie A

20:47 | 09 Korrik 2021

Juventus dhe Milan shprehin interesim për Alberton.

Dy gjigantët italian kanë shprehur interesim për mesfushorin e Lazios Luis Alberto.

Sipas “II Messagero”, Juventus dhe Milan po përpiqen të transferojnë Alberton gjatë afatit kalimtar të verës.

Mefushori nuk është paraqitur në stërvitjen e sotme të Lazios, dhe raportohet se dëshiron largimin nga klubi.

Milan për të siguruar shërbimet e tij është e gatshme të ofrojë Alessio Romagniolin në këmbin, ndërsa Juventus do të mund të përfshinte Federico Bernardeschin në marrëveshje.

Megjithatë situata e 28-vjeçarit duket e vështirë përkundër dëshirës që ai ka për tu larguar, klubi po kërkon rreth 50 milionë euro për ta lënë atë të lirë.

Komento: