Skuadra e Milanit sapo mori një lajm shumë të mirë.
Ylli i Milan, Zlatan Ibrahimovic, ka pësuar një lëndim gjatë javës së kaluar, duke dëmtuar veten në një seancë stërvitore.
Raportimet asokohe thonin se Zlatan mund të ketë humbur karrierën me atë lëndim, por së fundmi ka lajme të mira pë suedezin.
Milan pret që Ibra të kthehet në Milano gjatë këtyre ditëve, për të saktësuar se cili është vërtetë lëndimi i mirë.
Suedezi u lejua të kthehet në vendin e tij, por tashmë ai do të kthehet më herët te qyteti i skuadrës.
Lojtari pritet të kthehet të mërkurën ose të enjten, përpara se të kalojë testet e duhura për të përcaktuar programin e rikuperimit që e rikthen atë nga dëmtimi.