Milani sërish në telashe të mëdha

21:03 | 02 Mars 2020

Duket se Milani nuk po gjen qetësi.

Kryesia e Milan është përsëri në telashe.

Bordi drejtues i Milan është përsëri afër dështimit, me Zvonimir Boban që është disa orë larg shkëputjes zyrtare të kontratës me ‘Rossoneri’.

Fabrizio Romano bën të ditur se edhe Paolo Maldini është afër të ndajë rrugët me skuadrën e Milan.

Skuadra e Milan po mendon që të nënshkruajë me Ragnick për rolin e trajnerit të skuadrës, për sezonin e ardhshëm.

Ragnick thuhet se do të afrohet me stafin e tij, arsye kjo që ka shtyrë Boban dhe Maldini të mendojnë largimin.

Komento: