
Milani po shikon nga Londra për përforcime me kosto të ulët në merkaton e janarit.
Nesër mund të jetë dita e duhur për të rregulluar detajet që do t’i lejojnë Niclas Füllkrug të largohet nga West Ham dhe të veshë fanellën kuqezi, por në ditët në vijim mund të marrë formë edhe negociata për t’i dhënë Allegrit, Axel Disasin si përforcim për mbrojtjen.
Francezi në pronësi të Chelseat i është propozuar drejtuesve të Milanit nga agjenti i lojtarit, me klubin italian që e ka vlerësuar operacionin si të realizueshëm nga pikëpamja e formulës.

Tani reflektimet do të jenë të natyrës teknike dhe do të përfshijnë Allegrin, i thirrur të japë miratimin e tij për ardhjen e 27-vjeçarit, i cili këtë sezon me Chelsean ka grumbulluar vetëm disa paraqitje me skuadrën U21.
Disasi do të largohet nga Londra në merkaton e janarit sepse nuk ka më dëshirë të qëndrojë jashtë projektit, duke pritur një shans që Maresca nuk ia ka ofruar kurrë. Pikërisht për këtë arsye, rrethi i tij po ushtron presion mbi drejtuesit e Chelseat për të marrë një huazim falas, me një pjesë të pagës të mbuluar.