Milani shënon fitoren e radhës në Serie A, Ibrahimovic heroi i skuadrës

14:36 | 01 Nëntor 2020

Ibrahimovic bën heroin për fitoren e radhës së Milanit në Serie A.

Milan ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme në udhëtim, duke e mposhtur Udinesen 1:2, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë në Serie A.

Për këto tre pikë, Milan edhe kësaj here iu falë sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Franck Kessie në minutën e 18′ kaloi në epërsi Milanin, 0-1.

Vendasit barazuan rezultatin në 1:1 me të filluar pjesa e dytë me Rodrigo De Paul, që shënoi nga penalltia.

Dhe kur Milan kishte nevojë për një hero, aty ishte Zlatan Ibrahimovic.

39 vjeçari shënoi një super gol në minutën e 83′.

Me këtë fitore Milan numëron 16 pikë dhe renditet në vendin e parë.

Komento: