Zbulohen objektivat, Milani synon edhe Moratan.
Milani po vazhdon të jetë aktiv në tregun e transferimeve, teksa tani raportohet se ka kthyer fokusin te Lazar Samardzic, Gianluca Scamacca dhe Alvaro Morata.
“Kuqezinjtë” së fundmi humbën garën për transferimin e Marcus Thuramit, i cili zgjodhi të pranojë ofertën e Interit – teksa lejuan edhe largimin e Sandro Tonalit drejt Newcastle United.\
Tani, “Sky Sport Italia”, ata po e kthejnë fokusin e tyre drejt objektivave tjera për të ri-investuar paratë nga shitja e Tonalit.
I pari është Samardzic i Udineses. Mesfushori serb tash e një kohë është në radarin e Milanit.
21-vjeçari mund t’i kushtojë “Rossonerëve” 16 milionë euro. Ai me Udinesen ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.
Sa i përket sulmuesve, eksperti i transferimeve Gianluca Di Marzio raportoi se Milani po kërkon Scamaccan e West Ham Unitedit dhe Moratan e Atletico Madridit.
24-vjeçari italian me “Çekanët” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027, teksa në treg vlerësohet me 22 milionë euro.
Ndërsa, Morata është i lidhur me klubin nga Madridi deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
30-vjeçari vlerësohet me 20 milionë euro.