Milani synon “hakmarrjen” ndaj Lille, ndeshja fillon në këtë orë

10:57 | 26 Nëntor 2020

Europa League luan këtë të enjte raundin e 4-t të ndeshjeve në grupe, ku spikasin disa sfida interesante që do të luhen mbrëmjen e sotme në dy orare 18:55 dhe 21:00.

Milani pa Ibrahimovic do të kërkojë të hakmerret ndaj Lille për atë humbje 0-3 në San Siro tre javë më parë. Në Francë parashikohet një ndeshje shumë e luftuar mes dy skuadrave që përveç kualifikimit duan edhe kreun e grupit.

Në mbrëmje në orën 21:00, Napoli pret Rijekan në San Paolo një ndeshje që do të kërkojë ta fitojë me çdo kusht jo vetëm për të ruajtur kreun e grupit por edhe të nderuar emrin e legjendës së kaltër Diego Armando Maradona i cili u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, një ditë më parë.

Sonte luhen edhe ndeshjet Cluj-Roma dhe AZ Alkmaar-Real Sociedad.

Më poshtë janë sfidat që luhen sonte.

Komento: