Marrëveshja është arritur: Milan siguron përforcimin e madh për sezonin e ardhshëm.
Punë e kryer, Milan siguron goditjen e parë për merkaton e verës.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë siguruar përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm.
Sipas Tuttosport, Milan ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Eintracht Frankfurt, Daichi Kamada.
Mesfushorit japonez i skadon kontrata me Frankfurtin në fund të sezonit dhe do t’i bashkohet Rosonerëve me parametra zero.
Kamada ka realizuar 15 gola dhe 6 asistime këtë sezon, ndërsa te Milani do të përfitojë 3 milionë euro në vit, shkruan Tuttosport.