Derbi i takon Milanit, ‘Rossonerët’ thellojnë edhe më shumë gjendjen Juventusit.
Milani ka arritur të triumfojë në derbin ndaj Juventusit.
Me rezultat komod 2:0 ‘Rossonerët’ triumfuan ndaj ‘Zonjës së Vjetër’, transmeton lajmi.net.
Gjatë 90 minutave u zhvillua një ndeshje më intensive ndaj kampioni në fuqi, pasi krijuan më shumë raste për gol.
Në pjesën e parë Rafel Leao kishte mundësi të mira shënimi, por shtylla ia mohoi.
Në minutat shtesë të pjesës së parë, ishte Fikayo Tomori që i dhuroi epërsinë Milanit.
Edhe në pjesën e dytë lojë më të mirë zhvilluan vendasit, duke mos lënë hapësira për juventinët.
Për rezultatin final 2:0 u përkujdes Brahim Diaz, i cili në minutën e 54` kaloi disa mbrojtës të ‘Zonjës së Vjetër’ dhe shënoi.
Kështu Milani i thellon edhe më shumë gjendjen Juventusit, duke i çuar në vendin e tetë me 13 pikë, kurse ata kanë 20 në pozitën e tretë.