Afati i ardhshëm kalimtar duket se është plot me befasi nga Milani.
Sipas raportimeve të ‘Don Balon’, skuadra e Milan është e gatshme që të ofrojë rreth 100 milionë euro për shërbimet e anësorit uellsian.
Bale thuhet se nuk po kalon momentet më të mira tek Real Madrid, për shkak edhe të personalitetit të tij introvert.
Thuhet se Santiago Solari e ka bindur presidentin Florentino Perez që të shqyrtoj ofertat për Garreth Bale.
Paraqitjet e mira të Vinicius JR si dhe potenciali i madh i Marcos Asensio duket se kanë bërë që uellsiani të mos jetë esencial për skuadrën.