Milani zgjedh këtë skuadër për Ligën e Evropës

20:21 | 15 September 2020

Milani ka azhurnuar listën e regjistruar për Ligën e Evropës përpara ndeshjes të së enjtes kundër Shamrock Rovers, duke përfshirë Ciprian Tatarusanu, Sandro Tonali dhe Brahim Diaz.

Tre lojtarët e rinj do të jenë në dispozicion për ndeshjen e parë të Milanit në 2020/21, kur ata të udhëtojnë në Irlandë këtë javë për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës.

Ante Rebic është përfshirë në skuadër për të kryer pezullimin me tre ndeshje, një suspendim që ai mban me vete që nga koha e tij me Eintracht Frankfurt në garë.

Nëse Milani fiton të tre raundet kualifikuese, Rebic do të ketë kryejë pezullimin e tij dhe mund të marrë pjesë nga ndeshja e parë në fazën e grupeve të garës.

Skuadra e Milanit në Ligën e Evropës:

Portierë: Tatarusanu, A. Donnarumma, G. Donnarumma

Mbrojtësit: Calabria, Romagnoli, Conti, Theo Hernandez, Musacchio, Kjaer, Duarte, Gabbia, Kalulu, Stanga, Laxalt, Oddi

Mesfushorët: Bennacer, Castillejo, Tonali, Calhanoglu, Brahim Diaz, Krunic, Paqueta, Saelemaekers, Kessie, Mionic, Olzer, Capone, Frigerio, Brambilla

Sulmuesit: Ibrahimovic, Rebic, Leao, Maldini, Colombo, Tonin.

Komento: