Milanit i është rritur konkurrenca për yllin e madh, në garë edhe tri skuadra

23:06 | 04 Korrik 2019

Milani e do mesfushorin Dani Ceballos, e për të i është rritur konkurrenca.

Reprezentuesi i Spanjës U21, do të largohet këtë verë nga Real Madrid, duke mos bërë pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane.

22 vjeçari, sipas medieve në Itali, po kërkohet me ngulm nga Milan, që tani për trajner ka Marco Giampaolo., përcjell lajmi.net.

Por, gara për Ceballos i është vështirësuar Milanit ditëve të fundit.

‘Marca’ raporton se për lojtarin po interesohen edhe tri skuadrat e Premierligës, Arsenal, Liverpool dhe Tottenham.

Komento: