Milanit i humb durimi me Gattuson, ja trajnerët e pëlqyer nga rosonerët

11:12 | 25 Prill 2019

Maurizio Sarri, Gian Piero Gasperini dhe Rudi Garcia raportohen se janë në listën e Milanit për të zëvendësuar Gennaro Gattuson, por Antonio Conte mbetët ‘ëndrra’ e rosonerëve.

Sipas Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira, Gattuso ka humbur mbështetjen e Bordit të Milanit pas daljes së tyre nga Coppa Italia pas humbjes mbrëmë nga Lazio, përcjell ORAinfo.

Rrjedhimisht, Rossonerët kanë hartuar një listë të trajnerëve që i synojnë, edhe nëse përfundojnë këtë sezon në vendin e katërt.

Në këtë list përfshet Sarri, Gasperini dhe ish-bosi i Romës Garcia, i cili tani stërvit Mario
Balotellin në Olympique Marseille, ndërsa Unai Emery dhe Mauricio Pochettino janë ‘sugjerime’.

Megjithatë, Schira vëren se zgjedhja e parë të Milanit është Conte, edhe pse ata mund të përballen me konkurrencë nga Roma, Inter dhe Juventus. /ORAinfo/

Komento: