Milanit i ka mbetet në “derë” ky futbollist

16:05 | 12 Gusht 2019

Monako tani po bëhet problem për gjigantët italianë të Serie A AC Milan.

Klubi francez ishte jashtëzakonisht i interesuar për nënshkrimin e sulmuesit portugez të Milanit, Andre Silva. Megjithatë marrëveshja nuk është materializuar kurrë, përcjell ORAinfo.

Les Monégasques tani kanë kthyer fokusin e tyre drejt sulmuesit të Sevilla, Wissam Ben Yedder.

Mediat franceze L’Equipe kanë raportuar që transferimi i Ben Yedder në Monako do të përfundojë në javën e ardhshme pas largimit të mundshëm të Radamel Falcao në palën turke Galatasaray.

Besohet se Les Rouges et Blancs janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e blerjes së francezit prej 40 milion eurosh. Kësisoj Silva do të mbetet te Milan./ORAinfo/

Komento: