
Enzo Buchioni: Milan, rinovo shpejt me Kesie!
Verdiktet e fundit të Serie A janë komentuar nga shumë specialist, teksa edhe gazetari Enzo Buchioni ka menduar që të thotë fjalën e tij përsa i përket arritjes kuqezi.

“Ishte një arritje, edhe të përfundosh i dyti. Milani ka pasur shumë vështirësi në fazën e dytë, nuk ka pasur një skuadër individësh në të njëjtij nivel me Inter”.
“Historia e Donaruma po bëhet e sikletshme. Nëse do të isha drejtues i Milanit do të flisja dhe do thoja gjithcka. Unë mendoj që klubi duhet të rinovojë patjetër me Kesie në këtë moment”.