Milanit i ofrojnë këtë lojtar

23:01 | 10 Dhjetor 2021

AC Milan, po kërkon të nënshkruajë me një mbrojtës të ri në janar dhe agjenti Federico Pastorello ka ofruar një nga klientët e tij në huazim.

Lëndimi i Simon Kjaer ka detyruar AC Milan të kërkojë në treg një qendërmbrojtës të ri.

Sezoni praktikisht ka përfunduar për kapitenin e Danimarkës, i cili pritet të qëndrojë jashtë për të paktën gjashtë muaj. Paolo Maldini dhe Frederic Massara kanë marrë tashmë një numër të madh telefonatash nga agjentë që duan të transferojnë klientët e tyre në San Siro,përcjell ORAinfo.

Gazetari Nicolo Schira raporton se Federico Pastorello ka kontraktuar kuqezinjtë për të propozuar një zgjidhje. Agjenti i famshëm italian i ka ofruar Milanit në formë huazimi mbrojtësin e Chelseat, Malang Sarr.

22-vjeçari bëri 119 paraqitje zyrtare me Nice para se të transferohej në Angli. Ai filloi të luante futboll të rregullt në moshën 17-vjeçare. Sarr e kaloi vitin e tij të parë në huazim te Porto, por u detyrua të qëndronte te Chelsea këtë sezon pasi një transferim i huazuar në Bundesliga u rrëzua në ditën e fundit.

Mbrojtësi i Francës U-21 deri më tani ka bërë 3 paraqitje me Chelsean. Nuk ka qenë e lehtë për qendërmbrojtësin e ri që duhet të luftojë për një fanellë titullari me emra të njohur si Thiago Silva, Rudiger, Christensen dhe Chalobah. Megjithatë, askush nuk dyshon në talentin e Sarrit, i cili është këshilluar për sukses nga Pastorello./ORAinfo/

Komento: