Paris Saint Germain ka zbehur interesimin e për portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma.
Gazetës franceze L’Equipe njofton se PSG nuk e ka ndërmend të ofroj cmim të madh për Donnaurmman.
20-vjeçari është lidhur me një largim nga San Siro pasi klubi duhet t’i balancoj librat e tyre pasi nuk u kualifikua për Ligën e Kampionëve të UEFA-s, përcjell ORAinfo.
Megjithatë, Rossonerët kanë marrë vetëm një ofertë për Donnarumman e që erdhi nga PSG ku ata ofruan 20 milionë euro plus portierin Alphonse Areola.
Kjo ofertë u refuzua nga Milani pasi ata janë të interesuar vetëm për një marrëveshje të parave dhe vlerësoi 20-vjeçarin në rreth 50 milionë euro.
Prandaj, sipas raporteve të reja, klubi francez ka vendosur të mos këtë me interesim për Donnarumman pasi ata besojnë se vlerësimi i Milanit për portierin e tyre të parë është ‘i tepruar’. /ORAinfo/