
Marrëveshja e AC Milan me Bayer Leverkusen s’është finalizuar lidhur me transferimin e Victor Boniface.
Siç raporton Fabrizio Romano, Boniface ka dështuar në teste mjekësore para kalimit tek kuqezinjtë italianë.
Kjo, pavarësisht marrëveshjes verbale për një tarifë huazimi prej 5 milionë eurosh dhe klauzolë blerjeje prej 24 milionë eurosh në 48 orët e fundit.

Boniface pritet të kthehet në Gjermani sot.
Gjatë ditës së djeshme AC Milan humbi ndeshjen në terrenin e tyre kundër US Cremoneses me rezultat 1-2.