Dominik Szoboszlai vazhdon të jetë përparësia kryesore e Milanit përpara afatit të ardhshëm të transferimit.
Siç është raportuar ata po përgatisin ofertën e tyre të parë për mesfushorin.
Sidoqoftë, ata nuk janë vetëm në garë dhe, në fakt, mund të humbasin hungarezin, përcjell ORAinfo.
Paris Saint-Germain e kanë rritur interesin e tyre në orët e fundit dhe tani po bëjnë presion për të arritur një marrëveshje me RB Salzburg.
Ekpi francez duan të mposhtin konkurrencën dhe kështu po përgatisin një ofertë prej rreth 25 milionë euro plus shpërblime – ose ndoshta një përqindje e rishitjes.
Situata e Koronavirus mund t’i favorizojë ata, pasi Ligue 1 është pezulluar ndërsa Serie A po vazhdon tani.
Në janar, Szoboszlai ishte një hap larg nga Milano pasi Zvone Boban kishte arritur një marrëveshje të plotë për transferimin.
Operacioni, sidoqoftë, u prish për shkak të trazirave brenda menaxhimit të Rossoneri.
Vetëm disa muaj më vonë, Boban u shkarkua. /ORAinfo/