Milanit po i prish punë Arsenali dhe Tottenhami për super yllin

18:12 | 19 Qershor 2019

Arsenal dhe Tottenham gati t’i prishin punë Milanit për Andersen.

Mbrojtësi 23-vjeçar danez Joachim Andersen, që aktualisht luan në Serinë A me Sampdoria, është kthyer në lojtarin më të dëshiruar në Premier League.

Lojtari ka ende edhe 3 vite kontratë me Sampdoria (deri jnë vitin 2022), por Andersen do të largohet në merkaotn e verës. Këtë gjë e ka konfirmuar sot për “goal.com” vetë danezi, ofertat për të cilin nuk mungojnë. Kryesisht nga Anglia.

Tottenham dhe Arsenal janë dy ekipet që kanë nisur kontaktet me skuadrën e Sampdoria, që për mbrojtësin kërkon rreth 30 milionë euro.

Për Andersen është interesuar edhe ekipi i Milanit, që me transferimin e Marco Gianpaolo në stol (ish-trajneri i Sampdoria) ka shtuar presionin te lojtari.

“Është momenti që unë të nis një aventurë tjetër, të kem të tjera objektiva për të ardhmen. E kam shijuar në maksimum karrierën te Sampdoria, por është koha që të provoj një aventurë të re. unë nuk e di se ku do të luaj, këtë do ta vendosë klubi dhe menaxheri im. Është normale që Sampdoria të kërkojë të përfitojë sa më shumë nga shitja ime. Unë ëndërroj të luaj në klubet më të mëdha të Europës”, tha gjigandi Andersen, 1.93 metra i gjatë.

Komento: