Milanit po ia marrin yllin e madh

22:12 | 18 Maj 2019

Leicester thuhet se është i interesuar që ta transferojë Hakan Calhanoglu të Milanit.

Sipas Gazzetta dello Sport (nëpërmjet Calciomercato.com), duket sikur Leicester do të dërgojë disa skautë për të parë nesër në ndeshjen e yllit turk kundër Frosinones, përcjell ORAinfo.

Ai këtë sezon nuk ka pasur një periudhë të mire te rossonerët dhe është lidhur me një kthim në Bundesliga.
Gjithsesi, edhe klubet angleze kanë shprehur interesim për të./ORAinfo/

Komento: