Cesc Fabregas i Chelseat është duke iu afruar një lëvizjeje në Monako, por marrëveshja ende nuk është bërë, raporton Goal.com përcjell ORAinfo.
Chelsea dëshiron që mesfushori të qëndrojë, ndërsa Milani gjithashtu ka kohë që i është vënë pas mesfushorit spanjoll.
Maurizio Sarri do të dëshironte që mesfushori të qëndronte me klubin e Premier Ligës dhe Milan ende po përpiqet të luftojë për të krijuar fonde për të bërë një lëvizje.
Mbetet për tu parë se cilës skuadër do t”i takojë në fund Fabregas./ORAinfo/