Milanoviq: Kosova ka aplikuar ato masa që i ka aplikuar Serbia për 20 vjet – Kush ka eskaluar këtu?

20:11 | 27 September 2021

Presidenti i Kroacisë: Kosova ka aplikuar ato masa që i ka aplikuar Serbia për 20 vjet – Kush ka eskaluar këtu?

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq, ka folur për situatën në veri pas hyrjes së masës së reciprocitetit për targat e automjeteve serbe të vendosur nga qeveria e Kosovës.

Milanoviq e ka quajtur këtë vendim të drejtë.

Ai tha se Serbia për 20 vjet ia ka pamundësuar lëvizjen qytetarëve targa të Kosovës.

“Kosova i është përgjigjur me masa reciproke për diçka që Serbia ka qenë duke e bërë për 20 vjet. Nëse nuk mund të shkosh në Serbi me targa të Kosovës, atëherë Kosova aplikon të njëjtat masa për veturat nga Serbia. Kush ka eskaluar këtu”.

Komento: