Profesori univeristar Milazim Krasniqi, ka reaguar pas zbulimit të lidhjeve të Nazim Bllacës me BIA-n e Serbisë.
Krasniqi ka thënë se Kosova duhet ti hap gjitha dosjet e të gjithë spiunëve, pasi që vazhdimi i aktiviteteve të tyre ka vënë në rrezik ekzistencën e vendit tonë.
Më poshtë postimi i tij:
Në emisionin e RTK-së ‘Udhëve”, u zbuluan lidhjet e forta të Nazim Bllacës me shërbimet sekrete serbe. Ky zbulim tronditës tash ka hapur shumë dilema:
1. Edhe sa të tillë ka pasur të infiltruar në UÇK, në partitë politike dhe në institucionet tona e që kanë minuar luftën dhe ndërtimin e shtetit tonë?
2. Cili është bashkëpunimi i këtyre spiunëve me prezencën ndërkombëtare në Kosovë?
3. Sa kanë ndikuar këta kriminelë për ta imponuar formimin e Gjykatës Speciale?
Pa i pritur përgjigjet, duhet të bëhen këto veprime:1.Të kthehen në rigjykim rastet që janë dënuar nën siglën Bllaca?
2. Duhet të njoftohet Gjykata Speciale dhe t’i kërkohet që të mos procedohet me të dhënat e mbledhura me këso rrugësh.
3. Institucionet tona shtetërore duhet të gjejnë mënyrë për hapjen e dosjeve të të gjithë spiunëve, sepse vazhdimi i aktiviteteve të tyre, tashmë e ka vënë në rrezik edhe ekzistencën e shtetit tonë.