Milazim Krasniqi për Akademinë e Shkencave: Pa një zor të madh, nuk mund të villet gjithë ai vner

22:44 | 21 December 2022

Profesori i Gazetarisë, Milazim Krasniqi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar rreth Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës të cilët kanë publikuar një raport 39-faqësh rreth historisë dhe politikës mes Serbisë dhe Kosovës, duke synuar të tregojë edhe përpjekjet destabilizuese të Serbisë përgjatë historisë.

Krasniqi shkruan se “kemi me u lodhë tu folë” për “pamfletin antishqiptar” të Akdamisë, por nuk do të kuptohet asgjë.

Sipas Krasniqit, që të kuptohet “qëllimi” i Akademisë, duhet të happen dosjet e spiunëve të shërbimeve serbe.

“Për pamfletin antishqiptar të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës kemi me u lodhë tue folë, ama kurrgjë nuk kemi me nxjerrë në dritë. Veç një zgjidhje ka: hapja e dosjeve të spiunëve të shërbimeve sekrete serbe e jugosllave. Aty mund të mirret vesh edhe motivi i këtij pamfleti. Pa një zor të madh, nuk mund të villet gjithë ai vner kundër lirisë së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Komento: