Miliarderët po nguten të blejnë kriptovaluta, njëri prej tyre tregoi pse po ndodh kjo?

23:58 | 14 February 2022

Thomas Peterffy në vitin 2017 kishte paguar para të majme për një shpallje që të publikohet në Wall Street Journal – duke paralajmëruar për rrezikun që kriptovalutat paraqesin në tregun kapital, shkruan Bloomberg.

Këto ditë, miliarderi hungarez është udhëzuar mirë në kriptovaluta. Peterffy i cili “vlen” 25 miliardë dollarë, ka thënë se është mençuri të kesh dy apo tre për qind të pasurisë personale në kriptovaluta, në rast se valutat “normale” shkojnë dëm, transmeton Telegrafi.

Ai ka disa në pronësi, derisa kompania e tij Interactive Brookers Group Inc, së fundmi u ka ofruar blerësve mundësinë të bëjnë tregti me Bitcoin, Ethereum, Likecoin dhe Bitcoin Cash, pasi që zbuluan se blerësit e tyre e kanë me nguti që të kyçen në këtë aksion.

Peterffy, 77-vjeç, tha se në Interactive Brookers në Greenich Conecticut, mund të bëjnë tregti me pesë apo dhjetë kriptovaluta – duke filluar nga ky muaj.

“Është e mundur që kriptovalutat të mund të krijojnë mundësi të reja. Mendoj se mund të bie (vlera) në zero, por mendoj edhe se mund të shkojë në një milion dollarë. Nuk e di”, tha ai gjatë një interviste.

Qasja e tij tregon qartë për ndryshime qëndrimesh të investitorëve karshi kritovalutave, që dikur i përqeshnin apo kanë qenë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për tokenë digjital – por që e kanë kuptuar në veçanti në vitin 2021 – se nuk mund t’i rezistojnë rrezikut për të fituar më shumë.

Madje edhe nëse çmimet do të devalvonin, investitorët e mëdhenj dhe të vegjël do të “fundoseshin” në Bitcoin dhe Ethereum, si dhe tokenë dhe kriptovalutat tjera.

Ray Dalio së fundmi zbuloi se në portofolin e tij mban të paktën diçka nga Bitcoin dhe Ethereum, vetëm pak muaj pasi që u ngrit çështja e përdorimit të kriptovalutave si valutë zyrtare apo për ruajtje të pasurisë. Themeluesi i kompanisë Bridgewater Associates, e sheh si para alternative në botë, ku inflacioni nuk mund ta mundë fuqinë blerëse.

Paul Tudor John pranoi se ka investuar në kriptovaluta si mbrojtje nga inflacioni, dhe gati gjysmën e zyrave me të cilat punon Goldman Sachs Group Inc, e cila ka qenë e interesuar për shtimin e valutave digjitale në portofolet e saj.

Proschers filloi bitcoin futurës ETF në SHBA, që tërhoqi mbi një miliardë dollarë për dy ditë, para se të ndryshonin çmimet gjatë tetorit. Entuziastët e kritovalutave akoma shpresojnë që rregullatori amerikan do të miratojë ETF-në që aktualisht mban Bitcoin këtë vit.

Akoma më mirë, Coinbase Global Inc, ka dalë publikisht dhe tani në treg ka vlerën prej 54 miliardë dollarë. Themeluesi i saj, Bryan Armstrong, vlen 9,7 miliardë dollarë, thuhet në indeksin e miliarderëve të Bloomberg.

Gjithashtu është edhe periudha kur kriptovalutat u përplasen me kulturën. NFT nga Beeple u shit për 69,3 miliardë dollarë në Christie’s. Tom Brady ka folur për NFT-në që ka lidhje me karrierën e tij legjendare – derisa Katy Perry, dhe agjencia Grimes pas së cilës qëndron BTS K-Pop, u përpoqën të përfitonin nga industria në rritje. Presidenti i Salvadorit, Najib Bukele, madje e bëri Bitcoinin valutë zyrtare në vendin e tij.

Kulmi i tregut të kriptovalutave do të vazhdojë edhe këtë vit – Qendra Stapless në Los Angeles është tani Cripto.com Arena, derisa FTKS-ja është Cripto.com e Singaporit që publikon shpallje gjatë eventit të madh sportiv Super Bowl – pavarësisht nëse çmimet vazhdimisht rriten.

Michael Novograc që drejton Galaxy Digital, tha muajin e kaluar se çmimet mund të bien në një afat të shkurtër. “Ka pasur shumë “llafe” në tregje gjatë vitit të kaluar”, kështu të paktën tha për Bloomberg, Novograc – duke theksuar se investitorët me pakicë grumbulloheshin në NFT dhe gjurmonin investimet që i quan ai të pazakonta në kriptovaluta.

“Profeti” i valutave digjitale me seli në New York gjithashtu parashikoi se Bitcoin nuk do të bie nën 42 mijë dollarë. Pra vlera e Bitcoin gjatë vitit që lamë pas u mbyll me 46,300 dollarë.

“Aq shumë para po derdhen në këtë zonë dhe nuk mund të ketë kuptim që çmimet e kriptovalutave të bien”, tha ndër tjera Novograc.

Jesse Powell, drejtoreshë ekzekutive e Kraken, pranon se çmimet mund të bien, por për Bloomberg TV tha gjatë 14 dhjetorit se çdo lëvizje nën 40 mijë dollarë është një “mundësi për blerje”. Në gusht parashikoi se do të arrijë çmimin prej 100 mijë dollarë, e akoma shpreson që Bitcoin do të arrijë në 500 mijë dollarë – ndërkaq muajin e kaluar tha se nuk ka nevojë për përmirësim.

Komento: