Milinkoviç merr vendim të pabesueshëm për Lazion

16:45 | 15 Gusht 2019

Sergej Milinkovic-Savic ka siguruar se “kurrë nuk do të më dëgjoni duke thënë se unë dua të largohem nga Lazio”.

Milinkovic-Savic vazhdimisht ka qenë i lidhur me lëvizjet larg Lazios pasi u vendos si një nga mesfushorët më të lakmuar të Evropës, por serbi e bëri të qartë se ai do të respektonte punëdhënësit e tij.

“Nuk do të më dëgjosh kurrë të them se dua të largohem nga Lazio”, i tha 24-vjeçari Sport Plus, përcjell ORAinfo.

“Asnjëherë nuk përmenda një transferim të mundshëm te Manchester United, ishte thjesht një histori gazete”.

“Situata nuk më rëndon mua sepse e di se ka akoma kohë për një transferim të mundshëm”.

“Nëse diçka, do të ndodhë. Nuk ka pasur asgjë deri tani dhe ne po ecim përpara”, tha lojtari. /ORAinfo/

Komento: