Manchester United po përgatit një ofertë prej 80 milionë euro për Sergej Milinkoviç-Savic.
Djajtë e kuq mund të humbasin Paul Pogba këtë verë, pasi francezi është lidhur me një lëvizje në Real Madrid dhe Juventus, përcjell ORAinfo.
Ylli i Lazios Milinkoviç-Saviç mund të jetë zëvendësim, ndërsa klubi ka qenë i lidhur edhe me Sean Longstaff dhe Mario Lemina.
Milan vitin e kaluar kishte bërë përpjekje për transferimin e Milinkovicit, por një transfero i tillë kishte dështuar në momentin e fundit.
Milan si duket ka hequr dorë nga ky transferim dhe tani Manchetser United do të ketë më të lehtë transferimin e lojtarit, pasi që shumë klube te interesuara për të, kanë hequr dorë nga ky transferim. /ORAinfo/