Milinkovic-Savic po transferohet te klubi i njohur për 80 milionë euro – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Milinkovic-Savic po transferohet te klubi i njohur për 80 milionë euro

09:08 | 12 Korrik 2019

Manchester United po përgatit një ofertë prej 80 milionë euro për Sergej Milinkoviç-Savic.

Djajtë e kuq mund të humbasin Paul Pogba këtë verë, pasi francezi është lidhur me një lëvizje në Real Madrid dhe Juventus, përcjell ORAinfo.

Ylli i Lazios Milinkoviç-Saviç mund të jetë zëvendësim, ndërsa klubi ka qenë i lidhur edhe me Sean Longstaff dhe Mario Lemina.

Milan vitin e kaluar kishte bërë përpjekje për transferimin e Milinkovicit, por një transfero i tillë kishte dështuar në momentin e fundit.

Milan si duket ka hequr dorë nga ky transferim dhe tani Manchetser United do të ketë më të lehtë transferimin e lojtarit, pasi që shumë klube te interesuara për të, kanë hequr dorë nga ky transferim. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!