Miliona ukrainas të bllokuar në luftë, Ukraina përpiqet të hapë korridoret e evakuimit

12:30 | 11 Mars 2022

Ukraina po përpiqet të hapë korridoret e evakuimit për disa rajone

Ukraina po përpiqet të hapë korridoret e evakuimit në disa rajone ditën e sotme. Kështu konfirmon Ministrja e Riintegrimit të vendit Iryna Vereshchuk.

Linjat e planifikuara përfshijnë:

Mariupol-Zaporizhzhia

Volnovakha-Pokrovsk

Polohy-Zaporizhzhia

Enerhodar-Zaporizhzhia

Izium-Lozova

Rrugët nga Mariupol dhe Volnovakha janë bllokuar vazhdimisht pasi gjatë javës në këto zona ka pasur luftime të ashpra dhe sulme të vazhdueshme nga pala ruse. CNN shkruan se më shumë sukses në evakuimin e njerëzve ka pasur në Izium.

Deri më tani për këto rrugë nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët me Moskën. Vereshchuk tha se do të bëhen përpjekje të mëtejshme për të lejuar njerëzit të largohen nga luftimet rreth Kievit përmes disa rrugëve nga kryeqyteti drejt destinacioneve duke përfshirë Bucha, Hostomel, Kozarovychi dhe Mykulychi.

Si mundësi për korridor humanitar është caktuar edhe pranë qytetit Zhytomyr, në perëndim të Kievit, duke hapur korridoret për në Andriyivka, Makariv dhe Borodianka.

Komento: